Report TV -Sporti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i kombëtares Shyqyri Rreli
  • 4 years ago
Futbolli shqiptar është në zi. Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Shyqyri Rreli një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar. Profesor Rreli ka luajtur me ekipe si Erzeni, Tirana , Dinamo dhe skuadra Kombëtare dhe ka qënë edhe trajner i Kombëtares. Si futbollist Shyq Rreli siç e njihnin të gjithë ka fituar 4 kampionate dhe 3 Kupa të Shqipërisë.

Profesor Shyqi spikati edhe si trajner. Në drejtimin e tij skuadra kombëtare arriti suksese dhe fitore gjatë drejtimit ne vitet ?80. Fitoren 2-0 e 1984 ndaj Belgjikës me gola të Josës dhe Mingës . Barazimi 2-2 me Poloninë e Boniekut më 31 tetor 1984 etj. Pa harruar dy titujt kampion i Ballkanit me skuadrën U-21 në Tiranë më 1978 dhe në Vollos të Greqisë 1981. Rreli është vlerësuar edhe me shumë çmime individuale si ?Mjeshtër i Madh?, ?Mjeshtër sporti? apo edhe ?Legjenda e futbollit shqiptar?.
Recommended