Formacioni i kombëtares shqiptare pritet të ketë surpriza - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edi Reja nuk heq dore nga skema 3-5-2 edhe pse mungesat janë te rëndësishme.Numri një i pankinës shqiptare e ka provuar edhe ne stërvitjen e fundit ne Frankfurt duke përforcuar bindjen se ai do te jete rreshtimi ne ndeshjen kundër Islandës.Në portë i sigurt duket Berisha ndërsa qendra e mbrojtës duket se do ti besohet Dermakut, Ismajlit dhe Veselit te cilët kane bindur teknikun italian.Nga krahët e mesfushës por sigurisht edhe me detyra mbrojtëse do te jene Hysaj dhe Aliji. Mesfusha duket një surprize e vërtetë me shkatërrues Ramadanin te mbështetur nga Ndoji dhe Xhaka.Risi edhe ne sulm ku Cikalleshi dhe Uzuni gëzojnë një forme te mire duke lënë prapa krahëve Sadikun. Ndërkohë vazhdojnë problemet e dëmtimeve për kombëtaren shqiptare.Amir Abrashi mungoi ne stërvitjen e fundit pas një dëmtimi ditën e hënë ku qëndroi i veçuar kuqezinjtë nisen drejt Rejkjavikut ne 6 qershor ndërsa dy dite me pas ne orën 15 do te zhvilloje ndeshjen eliminatore kundër vendasve te Islandës.
Recommended