Surpriza ne grumbullimin e kombetares

  • 5 years ago
Edy Reja nisi këtë të martë punën me Kombëtaren. Ai publikoi listë paraprake me 10 lojtarë, të cilëve i janë bashkuar edhe disa futbollistë nga Shpresat. Javën pritet që të dalë lista e plotë me grupin e plotë të lojtarëve, të cilët do të jetë të gatshëm për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë.

Në grumbullim janë disa futbollistë të Partizanit përfshi Bruno Telushin. kuqezinjtë e tjerë vijnë nga kampionatet e huaj që kanë përfunduar. Enea Mihaj, Kastriot Dermaku, Migjen Basha, Ergys Kaçe, Emanuele Ndoj, Eros Grezda dhe Ylber Ramadani kanë qenë të gatshëm që në ditën e parë. Edy Reja e nisi me vëzhgimin e lojtarëve në dispozicion. Një dron filmonte nga lart lëvizjet e tyre, një mënyrë për të korriguar gabimet e mundshme në vendosje. Në staf ishte dhe Sergio Porrini, ish- futbollist i Juventus, Ervin Bulku dhe Hamdi Salihi i afruar së fundi.

Kuqezinjtë do të stërviten në Durrës deri më 1 qershor për t?iu drejtuar më pas Frankurtit ku do të qëndrojnë për 4 ditë. Debutimi i Edy Reja me Kombëtaren do të jetë ndaj Islandës më 8 qershor në Rekjavik. Sfida tjetër do të luhet me Moldavinë më 11 qershor në Elbasan.

Tv Klan

Recommended