Si u goditën futbollistët e Kombëtares Shqiptare - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pamje pa koment. Dhuna skandaloze dhe e paprecedent ne stadiumin partizani te Beogradit ka ngjallur interesin e mbare mediave ndërkombëtare, te cilat kane publikuar fotot qe dëshmojnë agresionin e serbeve ndaj futbollisteve shqiptare. Këto foto tregojnë qarte dhe sulmin e tifozerise serbe. Agjenci e media te njohura si ?Reuters?, ?Dailymail? the gardian etj tregojnë tifozet serbe qe zbresin ne fushe dhe godasin futbollistet shqiptar. njeri prej tyre godet sulmuesin Balaj me stol. Gjithashtu tifozët serb janë fiksuar teksa përleshen me policen e cila mundohej te mbante turmën.Pjese e trazirave ishte edhe flamuri i NATO-s te cilit i është vene flaka nga tifozët ne stadium. Pretendimeve te tifozerise serbe se lojtaret e skuadrës tone kane ushtruar dhune ndaj tyre i përgjigjet kjo foto ku lojtaret tane mundohen te futen ne dhomat e ndeshjes shëndoshe e mire dhe mos bien pre e dhunës se paprecedente te tifozerise Serbisë. Por ka patur edhe momente kur lojtaret jane detyruar te mbrohen ndaj ketij agresioni. Rrjetet sociale ndërkohë kane shpërthyer menjëherë pas aktit heroik te tifozerise shqiptare me futjen e flamurit shqiptar ne stadiumin e partizanit te Beogradit. Foto dhe ovacione duke i quajtur lojtaret tane heronj kombi kryesisht Taulant Xhaken dhe Andi Lilen te cilet ishin te paret qe vrapuan per te mbrojtur simbolet tona kombëtare.

Recommended