"Babi i vertete nuk ishte ai qe vdiq, as babai i ri, por ishte nje tjeter"
  • 4 years ago
?Ka një mesazh për ty?solli sot historinë tepër të veçantë të Odesës, e cila prej 3 vitesh jeton në Itali. Në moshën 9-vjeçare, ajo humbi babain e saj dhe kjo ishte dhimbje e madhe për të. Pak kohë më vonë,mamaja e saj martohet me një tjetër person, që i kishte vdekur bashkëshortja. Fillimi ka qenë i vështirë, por me kalimin e kohës, familja e tij u bë mjaft e dashur për të. Ajo arriti jo vetëm ti respektonte, por ti donte dhe madje ti thërriste atij personi, baba.

Por në moshën 13-vjeçare, ajo mëson se prindërit që mendonte se ishin të prindërit e saj, në fakt nuk ishin kështu. Ajo ishte birësuar prej tyre nga shtëpia e fëmijës në Vlorë. Kjo ka qenë shokuese për të. Ka dashur ti kërkojë, por gjithmonë ka hezituar sepse kishte frikën e një tjetër refuzimi nga nëna e saj biologjike.

Por ajo e ka marrë guximin dhe ka ardhur në ?Ka një mesazh për ty? për të gjetur prindërit e saj biologjikë.
Recommended