E lindi nderkohe qe ishte martuar me nje tjeter, Edmiri: Per shkak te atesise...
  • 5 years ago
Një histori pak e çuditshme. Imagjinoni një familje të lumtur burrë e grua dhe dy fëmijë. Një ditë burri vizitohet dhe mjekët i thonë që do të jetojë edhe 6 vite sepse vuan nga kanceri. Kjo ishte një dramë e madhe për ta. Në këtë situatë në familje futet një njeri tjetër, Naumi, i cili kërkon gruas së familjes, Lirisë, të krijojnë një marrëdhënie bashkë pasi burri të ndërrojë jetë.
Në atë moment Liria mendon për fëmijët, të cilët do të mbeteshin jetimë dhe pranon. Kaluan 6 vite, bashkëshorti i saj i ligjshëm nuk po vdiste, ai jetoi edhe 22 vite të tjera. Ndërkohë Liria i kishte dhënë fjalën burrit tjetër dhe nga ajo marrëdhënie vjen në jetë një djalë, Edmiri.
Por Mirit nuk i japin mbiemrin e babait biologjik, por të bashkëshortit të ligjshëm të nënës së tij. Kështu vazhdoi marrëdhënia derisa në moshën 11 vjeçare, kur babai biologjik i tregon Mirit se ishte babai i tij. Sot në ?Shihemi në Gjyq? të programit ?E diela shqiptare?, Miri ka sjellë nënën e tij, Lirinë së cilës i kërkon të ndjekë proceset gjyqësore në mënyrë që të mos mbesë mes katër rrugëve.
Edmir Dine: Quhem Edmir Dine, vij nga fshati Gostivisht i qytetit të Ersekës. Ardhja ime sot këtu nuk ka qenë fare e lehtë, por problemet dhe hallet e mia janë pa fund dhe vazhdojnë të jenë pa fund. Pikërisht për këtë arsye kam sjellë sot këtu nënën time, të cilën e akuzoj për mosdhënien e ADN-së në kohën e duhur. Për shkak të atësisë së dhënë vonë problemet kanë qenë të pafundme. Dua të di cilat kanë qenë arsyet.
Eni Çobani: Kjo është një ?akuzë?, sepse në fakt kjo është një e vërtetë që Iliri do të dijë prej teje. Çfarë ka ndodhur Liri? Si ka qenë jeta jote? Nuk është e lehtë, por ca të vërteta duhen thënë.
Liria: Në radhë të parë dua t?i them djalit tim se sot këtu nuk e kisha vendin unë. Sot këtu e kishin vendin xhaxhai i tij dhe hallat sepse babai nuk rron më. Nëse do ishte gjallë do ishte këtu sot. Shkaktarë për mosmarrjen e atësisë së djalit ka qenë familja e babit të tij, sepse nuk ka nënë në botë që të mos dojë fëmijën e saj.
Eni Çobani: Si ndodhi Liri? Pra, për ta kuptuar më mirë ju kishit qenë në një martesë 6-vjeçare nga e cila kishit 2 fëmijë?
Liria: Po.
Eni Çobani: Dhe në momentin që ju morët vesh që bashkëshorti juaj vuante nga një sëmundje e pashërueshme menduat se çdo bëhej me jetën tuaj?
Liria: Isha fare e re 33 vjeç.
Eni Çobani: Në këto momente ju vjen një propozim nga babai biologjik i Edmirit pavarësisht se ju ishit akoma e martuar dhe normalisht ju filluat një marrëdhënie dashurie ndërkohë.
Liria: Në fakt jo që në fillim. Kur bashkëshorti im u operua, doktori i dha vetëm 5-6 vjet jetë i dha dhe unë prisja që ai të ndahej nga jeta, e të vazhdoja një jetë të rregullt me babanë e Emirit. Në fillim ishim thjeshtë shokë.
Ardit Gjebrea: Por duke e ditur që ai do të ishte burri i ardhshëm.
Liria: Po patjetër. Unë kisha dy fëmijë të vegjël, nuk mund ta përballoja dot jetën e vetme. Isha 33 vjeç, mendova për ata dy jetimë.
Recommended