Ndërron jetë Nehat Kulla..ishte pozitiv me COVID-19, u infektua nga vëllai që vdiq disa javë më parë

  • 4 years ago
TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare Nehat Kulla, i njohur si "gjenerali", një nga krerët e bandave në vitin 1997.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Kulla ishte pozitiv me COVID-19, i cili e ka marrë nga vëllai i tij, që ndërroi jetë disa javë më parë. Që prej momentin kur doli nga burgu, Kulla ishte shfaqur shumë pak në publik. Dalja e tij e vetme ishte te varrimi i vëllait të tij Ramazani, i cili vdiq më 28 prill, i infektuar me koronavirus.

Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00. Nisur nga fakti që Kulla ishte pozitiv në COVID-19, varrimi i tij duhet të zhvillohet në protokolle sigurie të forta, ku ndalohet pjesëmarrja e shumë personave, por mbetet për t'u parë nëse këto rregulla do të zbatohen.

Kush ishte Nehat Kulla
Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin ?xhenios?, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, me aktivitet në zonën e Kinostudios dhe Tufinës në Tiranë.

Banda e tij akuzohet se ka kryer shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme në vitet 1997-1998.

Nofka e ?Gjeneralit?
Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.

Recommended