Ora News - Tiranë, vdes Nehat Kulla, në 1997 i vuri vetes nofkën "gjenerali"

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare Nehat Kulla, i njohur ndryshe edhe si "gjenerali"

Në korrik 2019 Kulla doli nga burgu pasi kishte përfunduar dënimin me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Ai u bë i njohur në vitet 1997-1998 në Tiranë pasi drejtonte bandën me emrin e tij.

Kulla ndërroi jetë për shkaqe natyrale, ndërsa një muaj më parë kishte humbur të vëllanë të infektuar me COVID-19

"Gjenerali" - Në dhjetor të vitit 1996 ishte dënuar me 11 vjet burg për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri, njëri prej të cilëve me detyrë polic pranë komisariatit 4 në Tiranë.

Në vitin 1997 arratiset nga burgu, por arrestohet më 12 Shtator 1999 në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Në makinën e Kullës policia gjeti disa armë, të cilat hodhën dhe akuzën e parë ndaj tij.

Në 1997 Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, mbanin repartin e xhenios nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Prokuroria kërkoi dënimin dhe për vrasjen e Fatmir Thaçit por u lirua nga gjykata.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/tirane-vdes-nehat-kulla-ne-1997-i-vuri-vetes-nofken-gjenerali

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended