Dhunohet nga shoku i ngushtë, vdes 56-vjecari
  • 6 years ago
Një ditë më parë u rrah barbarisht nga shoku i tij i ngushtë. Në mëngjes u gjet i pajetë në shtratin e tij.

Është kjo historia tragjike e 56-vjeçarit Nevruz Fiqi banues në lagjen numër 6 të qytetit të Korçës. Burime nga policia lokale thanë se viktima u gjet pa asnjë shenjë jete në orët e para të mëngjesit të së premtes nga vëllai i tij, me të cilin jetonte në të njëjtën shtëpi. Ai njoftoi policinë dhe urgjencën, por me mbërritjen e tyre u konstatua se 56-vjecari kishte ndërruar jetë.

Një ditë më parë viktima ishte parë të konsumonte alkool me shokun e tij Emiljano Nafizi në një lokal pranë banesës. Një debati për motive banale çoi në përdorimin e grushteve dhe sendeve të forta. Sipas dëshmitarëve okularë, 56-vjeçari kishte rënë në tokë pa ndjenja nga goditjet. Ai ishte shoqëruar për në banesë ku edhe ndërroi jetë gjatë natës.

Burimet thanë se viktima kishte hematoma në fytyrë dhe kokë. Do të jetë ekspertiza mjekoligjore që do të sqarojë shkaqet e vdekjes. Policia e Korçës njoftoi se ka ndaluar autorin Emiljano Nazifi, i cili është marrë në pyetje për të dhënë versionin e tij për ngjarjen. Autori dhe viktima njihen si përdorues të rregullt alkooli dhe jetonin duke mbledhur kanaçe në koshat e mbeturinave.
Recommended