62-vjecari pa asnje semundje vdes nga Covid
  • 4 years ago
Një 62-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë mesditën e të hënës si pasojë e infektimit me koronavirus. Ai nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar menjëherë pas infektimin me Covid. 62-vjeçari ka qëndruar 10 ditë në terapi intensive dhe nuk arriti ta fitojë betejën me këtë virus, duke u bërë kështu viktima e 45 e kësaj pandemie në vendin tonë.

Ndërkohë në Shërbimin Infektiv, ku trajtohen personat e prekur nga koronavirus, është shënuar rekord në shtrime mes të cilëve ka dhe mosha të reja.

?Vijon të ketë shtrime të reja të qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid-19. Aktualisht në Shërbimin Infektiv po marrin trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar?.

Rastet e reja në 24 orët e fundit kanë shënuar rënie, por vijon të jetë sërish e njëjta shtrirje gjeografike, që përfshin shumë qytete.

?Janë konfirmuar 33 raste pozitive, 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz?.

Që prej fillimit të epidemisë nga koronavirusi në vendin tonë janë infektuar 1 995 persona, ku rreth 70% janë shëruar.

?Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës?.

Për të frenuar përhapjen e virusit, që sipas epidemiologëve vijon të ketë të njëjtën fuqi infektuese, duhen respektuar rregullat e distancimit fizik, higjiena personale dhe shmangia e grumbullimeve në ambiente të ndryshme.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended