Ora News - Protestoi mbi skelën e kryeministrisë, 80-vjeçari nga Lezha: Do vazhdoj deri sa të vdes
  • 5 years ago
#oranews

Ndue Fuga, është 80-vjeçar nga fshati Fishta e Lezhës i cili në protestën e 16 shkurtit ishte ndër përsonat e parë që kaloi kordonin e policisë dhe më pas hipi në verandën e kryeministrisë. Për këto veprime ai u ndalua një natë më parë nga policia dhe qëndroi për disa orë në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Përgjithshme të policisë së Tiranës.

Duke folur një ditë pas lirimit, 80-vjeçari nga Lezha thotë se është i përndjekur politik dhe se ka njëmijë arsye për protestuar kunder kryeministrit Edi Rama.

Ndue Fuga thotë se nuk ka frikë dhe se rezistenca e tij do të jetë e vazhdueshme deri në rrëzimin e Edi Rames.

"Kam një iniciativë të madhe për të rrëzuar PS-në. Do të vazhdoj deri sa të më dalë shpirti. Jam i vendosur ti shkoj deri në fund deri në vdekje" thotë i moshuari.

80-vjeçari, Ndue Fuga, u mor dje (17 shkurt) nga banesa e tij në Fishtë të Lezhës dhe u soll në Tiranë nën akuzën për akte dhune gjatë protestës së opozitës me 16 shkurt. Në orët e mbrëmjes ai u lirua nga qelia, duke vendosur hetimin e tij në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/po-hetohet-ne-liri-80-vjecari-nga-lezha-nuk-trembem-do-jem-dhe-te-enjten-ne-proteste

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended