Report TV - Tragjike në Fier, 10-vjeçari godet me thikë vëllain, vdes në spital 13 vjeçari
  • 6 years ago
FIER - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier mëngjesin e sotëm. Një grindje mes dy vëllezërve të mitur ka përfunduar në tragjedi në fshatin Baltëz.

Ka qenë një 10-vjeçar, K.V, i cili ka goditur me thikë vëllain e tij Gj.V, 13-vjeç. Për pasojë ky i fundit ka humbur jetën në spitalin e Fierit. Ai u transportuar me urgjencë nga familjarët e tij, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në organet jetike.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik. Report Tv ka mësuar nga dëshmia e familjarëve në polici se dy vëllezërit e mitur ishin konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e shtepisë teksa ishin duke luajtur dhe në sherr e sipër 10-vjeçari K.V, ka marrë një thikë dhe ka goditur me të vëllain e tij, duke i marrë edhe jetën tragjikisht.

Njoftimi i Policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot në datën 24.10.2018, rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj.V, 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.

Si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Recommended