RTV Ora - Pushimet tragjike të izraelitëve, gruaja vdes pas aksidentit, arrestohet burri
  • 5 years ago
#rtvora
Një 31-vjeçare izraelite u bë viktima e parë mes turistëve të huaj në rrugët e Shqipërisë këtë sezon turistik. Ajo u aksidentua në Elbasan, ndërsa udhëtonte me motor së bashku me parnerin e saj. Ky i fundit ndërkohë përfundoi në pranga për shkelje te rregullave të qarkullimit.

Pushimet dhe udhëtimi me motor nëpër Shqipëri përfundoi në dramë për një çift turistësh izraelitë.

Gruaja 31 vjeçare humbi jetën, ndërsa burri 42 vjeç përfundoi në pranga.

Michel Nin dhe Nimrod Shwartz po ktheheshin me motor nga Korça drejt Tiranës kur në unazën veriore të Elbasanit u përfshinë në aksident.

Ata u përplasën me një fuoristradë, ndërsa në aksident u përfshi edhe një makinë tjetër.

Goditja ka qenë e fortë dhe gruaja që udhëtonte si pasagjere mori plagë të rënda.

Ajo u dërgua për trajtim në Spitalin e Traumës, por nuk mbijetoi.

Nga të dhënat e para shkak për aksidentin u bë një manovër e gabuar e turistit që drejtonte motorin.

Por në pranga ka përfunduar edhe një 30 vjeçar shqiptar, drejtues i nje prej makinave të përfshira në aksident, me akuzën ?shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

Vdekja e 31-vjeçares e bën aksidentin në Elbasan ngjarjen më të rëndë ku janë përfshirë turistët e huaj në rrugët e Shqipërisë.

Përgjatë sezonit janë regjistruar raste ku të huajt janë aksidentuar në rrugët e vendit ose duke eksploruar zonat turistike, por pa pasoja për jetën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/u-plagos-dje-ne-nje-aksident-ne-elbasan-vdes-ne-spital-turistja-izraelite

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended