Ora News - Erdhën për llixha në Elbasan, vdes gruaja kosovare, në gjëndje të rëndë bashkëshorti
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grua nga Kosova është dërguar e vdekur në spitalin e Elbasanit, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjëndje të rëndë

Çifti nga Plloshani i Kosovës ishin vendosur në Llixhat Tregan të Elbasanit për banjo termale. Ata ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.47 vjeç.

Nuk dihen shkaqet por rreth orës 03:30 në spitalin e Elbasanit është dërguar e vdekur shtetasja E. I., 60 vjeçe , si dhe në gjendje të rëndë shëndetsore bashkëshorti i saj shtetasi J. I., 70 vjeç,

Nga këqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune .

Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak i policise

"Më datë 31.10.2018, rreth orës 03:30 në Spitalin e Elbasanit është dërguar e vdekur shtetasja E. I., 60 vjeçe , banuese në Plloshan Kosovë si dhe në gjendje të rëndë shëndetsore bashkëshorti i saj shtetasi J. I., 70 vjeç, banues në Plloshan Kosovë, të cilët kishin ardhur për të bërë banja termale në Llixha Tregan Elbasan dhe ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.47 vjeç. Nga këqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune .Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/erdhen-llixha-ne-elbasan-vdes-gruaja-kosovare-ne-gjendje-te-rende-bashkeshorti
Recommended