Stop - Fier, i vdes bashkeshorti, familja e tij nxiton t’i pervetesoje pronat! (11 prill 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-159-sezoni-4/

Mirela Caro, nga Fieri, denoncon në emisionin ?Stop?, se mbas vdekjes së parakohshme të bashkëshortit, Agron Çaro, familja e burrit kanë luftuar që t?i marrin të gjitha pasuritë, e vënë gjatë kohës që ishin të martuar. Mirela thotë, së ata kanë falsifikuar edhe dokumenta në Këshillin e Qarkut Fier dhe në Hipotekën e Fierit me ndihmën e noteres Adelina Panajoti.

Mirela Çaro: Emisionit ?Stop? i jam drejtuar për faktin se kam një pronë ku unë punoj dhe një shtëpi ku unë kam jetuar. Në vitin 2016 më ndërroj jetë bashkëshorti në palestër, pasi pësoi atak kardiak teksa po bënte vrap. Aty filluan problemet e mija me pronat dhe gjithçka ai kishte mbi vete: banesën 145 metra katrorë, dyqanin këtu ku ne punonim të dy burrë e grua, të cilën vjehrri Ilo Çaro, kunata motra e burrit tim, Valentina Gjoleka dhe vëllai Sotiraq Çaro, të tre në bashkëpunim me institucionet kanë tjetërsuar të gjitha pronën ku unë kam punuar me bashkëshortin tim. Në vitin 2016 bëj dëshminë e trashëgimisë dhe e dërgoj në Hipotekë dhe më sjell përgjigje Hipoteka se çfarë pronash kam unë, ndërkohë që unë doja të dija nga Hipoteka. Kam bërë 4 ? 5 kërkesa dhe të gjitha pronat janë tjetërsuar sikur i ka shitur ai në vitin 2001 dhe nuk figuron asnjë gjë në emrin e tij, ja ka lënë babai, pasi kishte probleme me drejtësinë. Në 2003 blen një banesë 145 m2 dhe e hedh në emrin e babai, për këto probleme që ka pasur deri në përfundimin e tyre dhe i mori në vitin 2014 me kontratë tek noterja. Por të gjitha mua këto më janë fshehur. Nga ju dua që çdo institucion çdo veprim që është bërë nga i ndjeri Agron Çaro dhe i dua të gjitha me detaje se unë kam shumë gjurmë. Nuk do isha në dyqan nëse nuk do kisha prona dhe nuk ka njeri që nuk e di ku i kemi në pronat. Ku i gjeti vjehrri im me 150 mijë Lekë pension të marri një shtëpi me vlerë 70 milionë Lekë apo dhe të ketë dyqan, dhe i ndjeri im bashkëshorti, nuk ka asnjë pronë.

Në Këshillin e Qarkut shpjegojnë, se në emrin e Agron Çaros ka patur prona, por nuk dinë të shpjegojnë, sesi është ndryshuar destinacioni, në emër të Sotiraq Çaros.

Në Hipotekë tregojnë, se ka patur një kontratë, që Agroni ia ka shitur pronën babait të tij, por në regjistrin e regjistrimit, faqja në fjalë është e korrigjuar.

Mirela Çaro- I ke të gjitha të fshira! Kalo këtej dhe shiko: i ke të gjitha të fshira.

Gazetari- Janë të korrigjuara!

Mirela Çaro-Në rregull! Të gjitha, të gjitha këto!

Punonjësi i Z.V.R.P.P Fier-Mirë! Çoje në Prokurori!

Mirela Çaro- Në Prokurori, këtu në Fier, e kanë të marrë ata pronën. Nuk është regjistruar kjo, se unë e di shumë mirë. Ai ka bërë gjithë atë gjyq tërë atë fjalë, pse s?ka hyrë farë në Hipotekë, nuk figuronte fare në Hipotekë. Janë të shifra të gjitha ?

Recommended