RTV Ora – U plagos me armë në lokalin e tij në Vlorë, vdes në spital biznesmeni
  • 5 years ago
#rtvora
Vdes në spital një ditë pas sulmit me armë në lokalin e tij, 40-vjeçari Arben Beqiraj. Sipas raportimeve ai ka ndërruar jetë rreth orës 1 të mëngjesit për shkak të plagëve të marra.

Në atentatin e të dielës (4 gusht) ai mori 6 plumba në gjoks. Të plagosur në sulmin me armë mbetën edhe i biri i tij Ergest Beqiraj, si dhe nje person i tretë i identifikuar si Nesim Hodaj, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

Policia thotë se sulmi me armë është kryer nga dy persona, të cilët i identifikon si E.XH e Sh.L. Menjëherë pas ngjarjes ata janë larguar me mjetin e tyre drejt Pyllit të Sodës.

"Në momentin e konfliktit të tre personat,kanë qenë në lokal duke pirë kafe. Atentatorët kanë zgjedhur dhe momentin e duhur kur në zonë nuk ka pasur shumë njerëz" raporton gazetari Edi Ruçi.

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të tyre. Në ndihmë të saj kanë shkuar dhe Delta Forcë e FNSH e Fierit.Paraprakisht sipas bluve ngjarja ka ndodhur për motive banale.

Mes 20 të shoqëruarve edhe Brikelo Brahimaj

Për ngjarjen policia ka shoqëruar Brikelo Brahimaj dhe 19 persona të tjerë të cilët janë marrë në pyetje. Brahimaj u plagos në nëntor të vitit 2019 me armë zjarri nga djali i viktimës Arben Beqiraj, Ergest Beqiraj.

Ndërkohë burime për RTV Ora bëjnë me dije se një nga dy personat e shkallur në kërkim për sulmin me armë, Eduard Xhezo, është një person i njohur për policinë e Vlorës pasi ka qenë më parë i dënuar dhe i ndaluar disa herë për armëmbajtje pa leje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/u-plagos-me-arme-ne-lokalin-e-tij-ne-vlore-vdes-ne-spital-biznesmeni
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended