Kaos dhe dhunë/ 100 avokatë mësyjnë në spital, vdes një 70-vjeçare
  • 4 years ago
Më shumë se 100 avokatë mësynë në një spital në Pakistan të Mërkurën, 11 Dhjetor, për t?u hakmarrë për një ?sulm? nga mjekët atje mbi një avokat tjetër.


Një paciente femër 70-vjeçare vdiq gjatë kësaj proteste thanë autoritetet, me stafin e spitalit që pretendonin se kryengritësit ?shkatërruan gjithçka? kur ata sulmuan Njësinë e Kujdesit Intensiv të spitalit të kardiologjisë.

Mjekët dhe infermierët u detyruan të largoheshin nga spitali gjatë dhunës, pasi protestuesit qëlluan me armë zjarri, hodhën gurë dhe tulla, dhe i vunë zjarrin një furgoni policie, sipas autoriteteve.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe u panë duke arrestuar disa nga avokatët.

Zyra e kryeministrit Imran Khan filloi një hetim mbi incidentin. ?Ashtë turp që disa njerëz të shkonin dhe të sulmonin një spital,? tha zëdhënësi i tij Nadeem Afzal Chan. (Reuters)

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hospital#Pakistan#TopChannel
Recommended