Ora News - Klandestini sirian vdes në Durrës, i riu u gjet në rrugë me shenja dhune në trup

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një i ri sirian u gjet i pajëtë mëngjesin e sotëm në rrugë pranë ish-hotel Vollgës në Durrës. Në trupin e të riut ka shenja trauma masive, ndërsa rrobat njolla gjaku, por shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta. Më herët një 70-vjeçare humbi jetën pasi banesa ku jetonte në lagjen 9 u përfshi nga flakët.

I riu sirian që u gjet i pajetë në Durrës, në trotuarin anësor të ish-hotel Vollgës dyshohet se ishte në pritje për tu nisur në mënyrë të paligjshme drejt Gjermanisë.

Prej disa ditësh në qytetin brengdetar është evidentuar disa grupe klandestinësh që lypin në rrugë, ndërsa janë në rrugën drejt vendeve të BE, siç dëshmon edhe ky i ri sirian në një video të dërguar në Ora News.

Ndërkohë vdekja e të riut është enigmatike.

Në trup ai ka hematoma të rënda që mund të jenë shkaktuar prej gotitjeve me mjete të forta.

Ndërsa në krah ka gjurmë të ngjashme me ata të prerjes me thikë.

Ndërsa në zona gjumët e gjakut janë zbuluar disa metra më larg dhe një këpucë mungon.

Viktima nuk ka shenjat klasike tëpërplasjes nga makina.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/durres-i-riu-sirian-gjendet-i-pajete-ne-trotuar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended