Report TV -Kurbin! Njëri nga autorët në spital, u plagos nga shkëmbimi i zjarrit!
  • 4 years ago
TIRANE-Një vrasës me pagesë dyshohet të fshihet pas atentatit të mbrëmjes së të shtunës në Kurbin ku u ekzekutuan me 5 plumba kallashnikovi miku i Ervis Martinajt, Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji (Markaj), jashtë një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë në fshatin Gjormë. 37-vjeçari Lika ndërroi jetë në vend, ndërsa 53-vjeçari Paulin Gjergji nuk i mbijetoi plumbave duke ndërruar jetë mëngjesin e së dielës në spitalin e Traumës në Tiranë.

Bujar Lika i druhej një ngjarjeje të tillë, e për pasojë edhe kafen me mikun e tij, Paulinin, po e pinte me një pistoletë me vete, me të cilën iu kundërpërgjigj edhe atentatorëve të tij. Një prej tyre, Kreshnik Tusha, mbeti dhe vetë i plagosur, teksa po merr trajtim mjekësor tek Trauma, ku e dërguan vetë familjarët e tij.
Recommended