Report TV - Vlorë, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra Sotiraq Mëhilli dhe u plagos rëndë Eno Mata
  • 5 years ago
Autorët e atentatit që lanë të vrarë 22-vjeçarin Sotirqa Mëhilli dhe plagosën rëndë Eno Matën i kanë ndjekur autorët dhe më pas i kanë pritur pak pas mesnate dhe kanë shkrehur drej tyre rreth dy karikatore kallashnikovi. Dy të rinjtë po ktheheshin në shtëpi. Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë të freskëta gjurmët e këtij krimi. Në një ferrë buzë rrugës ku po udhëtonin dy të rinjtë me motor duken degët e thyera nga rrëzimi i motorit dhe nga breshëria e plumbave.

Zona është e pa ndriçuar dhe nuk ka kamera sigurie, gjë që do të bëjë edhe më të vështirë identifikimin e autorëve të këtij krimi.
Recommended