Ora News - Masakër në Vlorë: Djali vret 8 pjesëtarë të fisit të tij, plagos 6 të tjerë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një masakër e vërtetë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës. 24 vjeçari Ridvan Zykaj ka vrarë me armë 8 pjesëtarë të fisit të tij me mbiemrin Zyka dhe ka plagosur 6 persona të tjerë. Ngjarja e rëndë u raportua rreth orës 18:10 minuta të pasdites së sotme (10 gusht).

Forcat Speciale po krehin zonën për të bërë të mundur arrestimin e autorit i cili mendohet se është ende i armatosur. Burimet thonë se 24 vjeçari është me probleme mendore por policia zyrtarisht nuk e ka konfirmuar ende.

Viktimat janë kushërinj dhe vëllezër me njëri tjetrin, ndërsa autori ishte kushëri i dytë me ta. Nuk dihen ende shkaqet. Policia ben apel per kujdes pasi viktima eshte i armatosur



Lajmi në perditësim minute pas minute:

19:25- Viktimat fëmijë dhe gra

Nga të dhënat më të fundit, bëhet me dije se mes viktimave ka gra dhe femij të moshave 15-16 vjeçar.

Ora 19: 20 Beni kujdes autori eshte i armatosur
Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt te vendndodhjes së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numrin 069 41 10 242 si dhe në mumrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin. Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmagen përballjes më të por të telefonojnë policinë.

Ora 19:19 - Ky është autori i masakrës në Selenicë, vrau 8 pjesëtarë të fisit të tij

Ky është autori i masakrës në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Ridvan Zyka, 24 vjeç, vrau me armë zjarri automatike 8 persona nga fisi i tij, të gjithë kushërinj dhe plagosi 6 të tjerë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-vlore-viktima-dhe-te-plagosur
Recommended