Vdes nëna, e bija në gjendje të rëndë/ Pogradec, 9-vjeçarja vuante nga epilepsia
  • 3 years ago
Një grua 45-vjeçare u gjend e pajetë në banesën e saj në qytetin e Pogradecit.


Maria Markovska dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, ndërsa pranë trupit të pajetë të gruas qëndronte vajza e saj e mitur, e cila u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nënë e bijë jetonin vetëm, pasi kryefamiljari ishte ndarë nga jeta një muaj më parë.

Trupi i 45-vjeçares nga Maqedonia u gjet në banesë pas sinjalizimit të fqinjëve, të cilët nuk e kishin parë prej dy ditësh, ndërsa vajza 9-vjeçare, e cila vuan nga epilepsia është gjetur në gjendje të rënduar si pasojë e shokut dhe mungesës së ushqimit. E pamundur për të lajmëruar se çfarë po ndodhte, por edhe për të kërkuar ndihmë, vajza kishte qëndruar pranë trupit të nënës derisa ka humbur vetëdijen.

Ajo u transportua në spital, ndërsa sipas mjekëve ishte e dehidratuar, por gjendja e saj pas disa orësh ka nisur të përmirësohet. Trupi i pajetë i gruas do t?i nënshtrohet ekspertizës për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërsa brenda banesës janë gjetur edhe një sasi medikamentesh, ç?ka ka bërë që krahas pistës për vdekjen nga shkaqe natyrore grupi hetimor të dyshojë për një vetëvrasje të mundshme të 45-vjeçares.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Pogradec#TopChannel
Recommended