Vdes foshnja 4 muajshe/ QSUT: Vuante nga fruthi dhe infeksionet e mushkërive, u trajtua për 10 ditë

  • 5 years ago
TIRANË - Një foshnjë 4 muajshe nga Durrësi ka humbur jetën jetën në QSUT në Tiranë. Report Tv mëson se foshnja ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga fruthi. Foshnja ka qenë e shtruar për dy javë në reanimacionin e pediatrisë. Mjekët janë shprehur se foshnja nuk ka mundur të mbijetojë pasi gjendja shëndetësore është rënduar orët e fundit, edhe pse ka qenë në terapi intensive për disa ditë me radhë. Nga simptomat fillestare të fruthit, kryesisht me temperatura e lartë, foshnja ka kaluar në bronko-pneumoni, duke i shkaktuar edhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes. Favorizuese për mjekët nuk ka qenë as vaksinimi antifruth pasi sipas protokollit mjekësor, foshnja duhet të ketë kaluar 12 muaj përpara se të bëjë këtë vaksinë.

Por pikëpyetjet e ngritura nga mjekët është edhe fakti nëse nëna ka qenë e vaksinuar kundër fruthit, atëherë ajo krijon antitrupa, të cilët shërbejnë si mbrojtëse për fëmijën deri në moshën e vaksinimit. Nëse analizat përfundimtare të ISHP-së do të konfirmojnë vdekjen nga fruthi, atëherë propabiliteti që nëna të ketë qenë e pavaksinuar është i lartë. Vendi është një situatë fruthi por ky është rasti i parë me pasoja fatale këtë vit.

Ndërkohë që QSUT ka reaguar përmes një deklarate për mediat, ku bën me dije se foshnja 4-muashe është trajtuar për 10 ditë nga ekipi i stafit për komplikacionet e fruthit dhe ftohjes. QSUT sqaron se mosha e foshnjës nuk lejon që të bëhet vaksina e fruthit, dhe shton se foshnja ka vuajtur edhe nga infeksionet e mushkërive.

Recommended