Foshnja 2 muajshe me Covid, mjekja pediatre: Momentalisht është mirë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



110 fëmijë janë prekur nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë. Aktualisht 25% e këtyre rasteve janë aktive.

Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë thotë për Ora News se ka pasur pak raste të rënda por asnjëherë nuk mund të flitet me siguri të plotë që fëmijët e kalojnë lehtë sëmundjen.

Ajo foli edhe për gjendjen e foshnjes 2 muajshe me Covid që po merr trajtim spitalor bashkë me nënën.

Kuli: Deri tani janë referuar pak raste të rënda te fëmijët.Asnjëherë nuk mund të flasim me siguri 100% që fëmijët e kalojnë lejhtë. Ka edhe fëmijë me sëmundje shoqëruese, sëmundje kronike. Nëse ekspozohen ndaj virusit mund ta kalojnë më rëndë sëmundjen dhe mund të paraqesin komplikacione.

Po kështu edhe moshat e vogla, ashtu si në rastin e foshnjes që kemi të hospitalizuar që erdhi me temperaturë të lartë dhe prekje të mushkërisë. Deri tani fëmija është mirë, ruan parametrat e tij jetikë, nuk ka temperaturë prej 24 orësh, pi mirë, nuk ka shënja të vështirësisë në frymëmarrje.Uroj të mbetet deri në fund kështu


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/foshnja-2-muajshe-me-covid-mjekja-pediatre-momentalisht-eshte-mire-ska-siguri-100-qe-femijet-e-kalojne-me-lehte

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended