Mjekja pediatre Vaksinat për meningjitin nuk përfshihen në kalendarin vaksinal shtetëror!

  • 4 years ago
Jemi zyrtarisht në muajt më të ftohtë të vitit, e rrjedhimisht në kohën kur jemi më të predispozuar për tu prekur nga viruset stinore.

Megjithatë një nga shqetësimet e ditëve të fundit është edhe frika e prekjes nga menengjiti, një sëmundje që shkaktohet kryesisht nga bakteri i meningokokut dhe që shoqërohet me temperaturë, vjellje dhe dhimbje të forta koke.E ftuar në ?Rreze Dielli? mjekja pediatre Ilsa Kraja është shprehur se meningjiti paraqet një rrezikshmëri të ulët në nivel popullsie, por e cilëson si një sëmundje të ?pabesë? pasi nis me simptoma të përgjithshme e shumë shpejt agravon duke shkaktuar edhe vdekjen.

Këshilla e mjekes është që në momentin e parë e parë që vihen re simptomat e saj, duhet të shkojmë menjëherë te mjeku, por shton se edhe pse vaksina për këtë sëmundje nuk është e përfshirë në kalendarin e vaksinimit, është mënyra më e mirë për të parandaluar meningjitin.

Recommended