Foshnja 4 muajshe nderron jete nga fruthi

  • 5 years ago
"Fruthi ka shënuar viktimën e parë këtë Janar. Ditën e diel, një foshnje 4 muajshe ka ndërruar jetë në Shërbimin e Pediatrisë, në Qendrën Spitalore Universitare Nëne Tereza. Vogëlushja me inicialet A.A nga Manza e Durrësit, sipas mjekëve është paraqitur dy javë më parë në shërbim me probleme pulmonare, por më pas është verifikuar se ajo ishte infektuar edhe nga fruthi, duke bërë që të humbasë jetën si pasojë e komplikacioneve".

Burime zyrtare nga Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? bëjnë me dije se foshnja është trajtuar në mënyrë intensive për 10 ditë nga ekipi reanimator, me mjekime bashkëkohore për një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, atë të pneumonisë masive bilaterale.

Pavarësisht ndjekjes së të gjitha protokolleve të mjekimit, si dhe asistimit me frymëmarrje të drejtuar, vogëlushja nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, vetëm në muajin Janar janë identifikuar 21 persona të prekur nga fruthi, që i përkasin moshës nën 2 vjeç, ndërsa janë duke u analizuar raste të tjera të dyshuara. Fruthi u rikthye një vit më parë duke shënuar mbi 1000 të infektuar dhe tre vdekje në 2018.

Tv Klan

Recommended