Tragjike/ Përfshihet nga flakët kasollja e pulave në Kurbin, ndërron jetë një fëmijë 2-vjeçar
  • 4 years ago
KURBIN- Një fëmijë dy-vjeçar ka humbur jetë tragjikisht, pasi flakët e zjarrit kanë përfshirë një kasolle pulash, pranë banesës së tij në Kurbin. Fëmija ishte larguar nga nëna e tij e cila në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë bashkë me vajzën e vogël, dhe nuk kishte dijeni që i vogli dy-vjeçar ndodhej në kasolle në momentin e rënies së flakëve.

Kanë qenë forcat zjarrfikëse ato që kanë gjetur trupin e pajetë të tij, pasi kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Mësohet se dy-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegieve që ka pësuar.
Recommended