Top News - Ndërron jetë nga Covid/ Mësuesi i medresesë nga Shkodra
  • 4 years ago
Gazion Rusi, një mësues nga Shkodra, në moshë të re, 39 vjeç, ka humbur betejën me koronavirusin, duke u bërë viktima e 139 në vend për shkak të pandemisë.
Mësohet se mësuesi, i cili ushtronte profesionin e tij në Medresë e Shkodrës, ka qenë i shtruar në Tiranë, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij është komplikuar ndjeshëm. Më konkretisht ai ka qenë i shtruar në spitalin 'Shefqet Ndoqi', aty ku pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur t'ia hedh kësaj sëmundje. Nga të afërmit dhe të njohurit u bë edhe apeli për ta dërguar jashtë vendit dhe për këtë arsye u mblodhën 38 mijë euro në afro 12 orë. Pavarësisht solidarizimit të jashtëzakonshëm fatkeqësisht mësuesi s'e fitoi dot betejën.
Për humbjen e parakoshme të mësuesit të Shkodrës Gazion Rusi ka reaguar edhe myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, i cili thotë se shembulli Gazionit mbetet modeli i pastërtisë, i moralit, i përkushtimit, i sakrificës në heshtje, i lodhjes me buzagaz, i vullnetarizmit ndërtues, i fjalës së ëmbël, i këmbënguljes për më të mirën!


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GazionRusi#Shkodra#TopChannel
Recommended