Ora News – Foshnja 4-muajshe vdes nga fruthi në pediatrinë e QSUT

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Një foshnje 4-muajsh ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve të fruthit pediatrinë e QSUT-së në Tiranë, mëngjesin e së martës.

Foshnja me iniciale A.A ishte e seksit femër. Prej 10 ditësh kishte ardhur nga Laçi dhe ishte shtruar në reanimacionin e pediatrisë në QSUT, nën kujdesin e mjekëve.

Foshnja ishte vetëm 4-muajsh, moshë në të cilën sipas kalendarit të vaksinimit nuk aplikohet vaksina e fruthit. Përveç kësaj megjithë moshën e vogël, foshnja ka vuajtur nga infeksione të përsëritura të mushkërive, për të cilat është trajtuar disa herë. Kjo ka bërë që foshnja të pësojë një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, pneumoninë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-foshnja-4-muajshe-vdes-nga-fruthi

Recommended