Ora News - E rëndë: Tjetër pacient me Covid vdes duke u hedhur nga kati i 4-t i “Shefqet Ndroqi”

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Spitalin ?Shefqet Ndroqi? në kryeqytet ku një tjetër pacient me Covid 19 i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa e spitalit.

Mësohet se viktima rreth 65 vjeç, i shtruar në spital rreth dy ditë më parë, pasi ishte diagnostikuar me koronavirus, është hedhur nga kati i katërt.

Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, është vjehrri i deputetit të LSI Gjetan Gjetani, i cili ju bashkua kësaj force politike pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS.

?Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën? njoftoi policia.

Pacienti ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar.

?kishte dy ditë që ishte shtruar në këtë spital. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e rënduar psikologjike është bërë shkak që 65-vjeçari të ndërmarrë aktin fatal. Familjarët janë njoftuar për ngjarjen e rëndë? raportoi gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Sipas mjekëve, Covid-19 shkakton haluçinacione te pacientët për shkak të nivelit të ulet të oksigjenit në tru, çka mund të çojë në akte vetëvrasjeje.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/e-rende-nje-tjeter-pacient-me-covid-i-jep-fund-jetes-duke-u-hedhur-nga-shefqet-ndroqi/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended