Ora News - Berat, çifti i të moshuarve vdes duke u hedhur nga kati 6-të
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qyteti i Beratit është zgjuar me një ngjarje tragjike.

Një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë në lagjen ?30 Vjetori? në Berat. Kujtim dhe Keze Agalliu, rreth 80 vjeç, dyshohet se janë hedhur nga kati i 6-të.

Ngjarja u shënua rreth orës 07:00 të mëngjesit të së premtes (30 nëntor) në vendin e quajtur ?Pjeshkorja?.

"Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur ?Pjeshkorja?, në lagjen ?30 Vjetori?, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen,"-raporton policia e Beratit.

Dyshimet e para flasin për një vetëflijim të çiftit të të moshuarve të cilët jetonin vetëm ndërsa fëmijët i kishin jashtë shtetit.

Nuk dihen shumë detaje për shkaqet ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale.

Cifti jetonte nëkatin e gjashtë një një kompleksi pallatesh të reja (Ne foto vendi ku u gjeten viktimat)
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berat-gjenden-te-pajete-cifti-i-te-moshuarve-u-hodhen-nga-kati-6-te
Recommended