Ora News - Sarandë: Vdes turistja italiane, rëndë shoku i saj, u përplasen me motor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një turiste italiane humbi jetën ndërsa motori në të cilën udhëtonte me një tjetër shtetas italian u përplasen me një makinë në aksin rrugor "Sarandë - Butrint" në fund të Kanalit të Çukës

Aksidenti u shënua rreth orës 11:00 (24 gusht 2018) në aksin rrugor "Sarandë - Butrint" në fund të Kanalit të Çukës. Personat e përfshirë në aksident ishin me banim në Genova.

"Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali" informoi policia e Sarandës

I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës. Po punohet për gjeneralitetet e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksident-ne-kanalin-e-cukes-dyshohet-viktima

Recommended