Elbasan/ Hapte dyert e mortit për burrin, vdes në aksident gruaja dhe tre familjaret
  • 5 years ago
ELBASAN- Një tragjedi e dyfishtë është shënuar ditën e sotme për një familje në Elbasan, ku teksa po udhëtonin drejt Gramshit për të hapur dyert e mortit të bashkëshortit, ka humbur jetën edhe gruaja së bashku me tre familjare që u përfshinë në një aksident zinxhirë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktimat e këtij aksidenti tragjik të ndodhur në Papër të Elbasanit, janë Fatime Hoxha, Fatushe Agolli 64-vjeçe, Lume Hoxha 28-vjeçe, dhe një vajzë 30-vjeçare e quajtur Jonida Kotorri, të cila i përkasin së njëjtës familje me origjinë nga Gramshi, ndërsa kanë qenë në automjetin tip 'Seat' që ka përfunduar jashtë rrugës si pasojë e përplasjes. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bën me dije se familjarët që kanë humbur jetën në aksident jetonin në Durrës dhe ishin nisur drejt Gramshit për të përgatitur ceremoninë mortore për t'i dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të Fatime Hoxhës (viktimë e aksidentit), por që ky udhëtim rezultoi të kthehej në një mort më vete. Sipas burimeve, Fatushja dhe Fatimja ishin kunata, ndërkohë që Fatushja dhe Jonida Kotorri ishin mbesë dhe teze.
Recommended