Ora News - Vdes një foshnje e porsalindur në Spitalin e Durrësit, familjarët akuzojnë mjekët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një foshnje ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit vetëm 4 ditë pasi kishte ardhur në jetë.

Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së foshnjes, ndërsa mësohet se prindërit e tij kanë bërë kallëzim në policinë e Durrësit me arsyen e moskujdesit nga ana e mjekëve të Spitalit Rajonal.

Policia njofton se "Më datë 11.09.2018, ka bërë kallëzim shtetasi B.G. 43 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.09.2018, bashkëshortja e tij, shtetësia V.G., 35 vjeçe, ka lindur në Maternitetin e Spitalit Durrës dhe pas 4 ditësh fëmija ka ndërruar jetë ku dyshon se mjekët me mosveprime të tyre i kanë shkaktuar vdekjen foshnjës së porsalindur. Neni 96 i Kodit Penal."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vdes-nje-foshnje-e-porsalindur-ne-spitalin-e-durresit-familjaret-akuzojne-mjeket

Recommended