Pushimet kthehen në tragjedi: Makina nga Durrësi aksidentohet në Himarë, 1 vdes, 2 plagosen

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Një aksident me pasojë vdekjen e një persona dhe plagosjen e dy të tjerëve është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Piqeras të Himarës.

Një automjet tip ?Ford? me targa të Durrësit në të cilin ndodheshin tre persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Viktima është identifikuar si shtetasi Armand Asllani, i cili ishte pasagjer në mjet.

Trupi i pajetë i tij është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa të plagosurit Erti Bllaca dhe Aurora Kalemi janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

?Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip ?Ford?me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën? njofton policia.

Viktima dhe të plagosurit mësohet se po shkonin për pushime në Sarandë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/aksident-i-rende-ne-himare-1-i-vdekur-2-te-plagosur/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended