U infektua te QSUT, ndërron jetë e moshuara. Ditë rekord të infektuarish, 42 raste në 8 qytete

  • 4 years ago
TIRANE-Vdes pacientja 81-vjeçare e infektuar me covid. Por sipas ministrisë së Shëndetësisë ajo ndërroi jetë jo për shkak të infeksionit por nga sëmundjet shoqëruese.  Ndërsa dita e sotme shënon rekord infektimesh me 42 raste të reja në 8 qytete të vendit. Numri është në rritje nga dita në ditë, teksa dje ishin 36 raste, sot ministria e Shëndetësisë deklaron se janë 42. Harta e qyteteve të prekura është zgjeruar nga transmetimi komunitar.

Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste  pozitive, përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. ISHP-ja deklaron se rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër.Po sipas ISHP-së, 3 rastet e Krujës janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore, "ndaj ju bëjmë thirrje edhe njeherë që të shmangni grumbullimet masive në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit". Ne 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 personel, ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere.  Vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? 9 pacientë të dyshuar të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana.

Recommended