Report TV -Ditë rekord me COVID/ 42 raste në 8 qytete, mes tyre mjekë e punonjës!
  • 4 years ago
TIRANE-Në 24 orët e fundit është shënuar rekordi i të prekurve brenda një ditë në vendin tonë, 42 raste. Numri është në rritje nga dita në ditë, teksa dje ishin 36 raste, sot ministria e Shëndetësisë deklaron se janë 42. Harta e qyteteve të prekura është zgjeruar nga transmetimi komunitar. Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste pozitive, përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. ISHP-ja deklaron se rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër.
Recommended