Report TV - Lejuan ndërtimet pa leje në Ksamil, shoqërohen 7 persona, mes tyre 5 punonjës të IKMT
  • 4 years ago
Policia e Sarandës dhe Forcat Operacionale kanë shoqëruar 7 persona, mes të cilëve 5 janë punonjës të Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Ata akuzohen për korrupsion dhe abuzim me detyrën në lidhje me lejimin e ndërtimeve pa leje  në zonat e plazheve të Ksamilit.

7 personau u shoqëruan në polici pasditen e djeshme, ndërsa policia ka sekuestruar edhe një automjet të IKMT, i cili ndodhet i bllokuar në Komisariatin e policisë Sarandë.

Operacioni i policisë vijon, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera.

Zona e Sarandës dhe Ksamilit janë ndër më të frekuentuarat gjatë sezonit turistik veror nga pushues vendas dhe të huaj për shkak të bukurisë së ujërave dhe vendeve panoramike.
Recommended