Sulmoi punëtorët që i prishën biznesin, arrestohet agresori, IKMT: Ja ç'ndodhi në Ksamil

  • 5 years ago
Policia e Sarandës ka vënë në pranga autorin që paraditen e sotme sulmoi punëtorët dhe makinë e IKMT pasi këta të fundit prishën një biznes që ishte pa leje.

"Nuk e kanë fajin as makinat e IKMT dhe as inspektorët e saj pse dikush kapet në shkelje të ligjit dhe pretendon se po i bëhet padrejtësi" ky ka qenë një pjesë nga reagimi i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit lidhur me incidentin e ndodhur paraditen e sotme në Ksamil.

Më pas IKMT ka thënë se ka bërë edhe një kallëzim penal ndaj agresorit, ndërsa thotë se do të vazhdojë punën për të zbatuar ligjin.