RTV Ora - Prishet restoranti pa leje i Mihal Kokëdhimës, që sulmoi turistët spanjollë
  • 5 years ago
#rtvora
IKMT dhe Policia kanë zbarkuar në restorantin ?Panorma? të Mihal Kokëdhimës, i cili 6 ditë më parë sulmoi disa turistë spanjollë.

Mësohet se IKMT e mbështetur edhe nga policia kanë prishur restorantin e Kokëdhimës në Porto Palermo, pasi ishte një ndërtim pa leje.

Sipas IKMT restoranti në një sipërfaqe prej 2 mijë metra katror ishte i ndërtuar pa leje.

Po kush është Mihal Kokëdhima

Mihal Kokëdhima, pronar i një lokali në Porto Palermo të Himarës, fillimisht kanosi turistët spanjollë dhe më pas ka dëmtuar automjetin e tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëmtime në trup.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë për turizmin shqiptar, sipas raportimeve ishte refuzimi që familja spanjolle i bëri shërbimit të keq.

Pesë turistët dhe dy shoqëruesit shqiptarë u larguan nga lokali, por sipas policisë u ndoqën dhe u dhunuan nga pronari i biznesit që i kishte ndjekur më pas. Më e dëmtuar mbeti një prej anëtarëve të familjes që kishte mbërritur me jaht në Sarandë.

Mihal Kokëdhima ndodhet në burg

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë dha masën e sigurisë ?arrest me burg? për 55 vjeçarin. Ndaj tij rëndojnë akuzat për shkatërrim të pronës, dëmtim me dashje si dhe kanosje.

Kokëdhima i mohoi akuzat duke thënë se ishin turistët spanjollë ata të cilët i rrezikuan jetën dhe e morrën zvarrë me makinë për afro 3 km.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sulmoi-turistet-spanjolle-ikmt-dhe-policia-prishin-restorantin-e-mihal-kokedhimes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended