Vijnë dëshmitë e para nga personat që ishin në restorantin e Mihal Kokëdhimës

  • 5 years ago
HIMARE - Persona që kanë qenë të pranishëm në restorantin "Panorma" në Porto Palermo në momentin kur ka ndodhur incidenti mes pronarit Mihal Kokëdhima dhe grupit të turistëve spanjollë, japin dëshmi mbi atë se çfarë kanë parë. Një klient, i cili njëherësh është i afërt i Mihal Kokëdhimës dhe që e frekuenton çdo vit restorantin e tij, ka qenë i pranishëm në momentin e incidentit. Ai pretendon se turistët spanjollë të shoqëruar nga dy shqiptarë, i kanë ofernduar Mihal Kokëdhimës bashkëhsorten e tij si dhe stafin, edhe kamerieret vajza. Sipas tij, në një dëshmi dhënë për Report Tv, turistët nuk kanë dashur të paguajnë pasi kishin konsumuar ushqimin duke pretenduar se nuk u kishte ardhur në tryezë lloji i peshkut që ata kishin porositur.

"Kam qenë klient për çdo vit, duke ngrënë ushqim. Jam njeri i tij, dhe nuk e them se jam njeri i tij. Në restorantin e tij është të hash ushqim me gjithë familjen, edhe ndjen një kënaqësi të plotë dhe të pastër. E ka ngritur që nga guri i parë me gjakun e tij. Ata njerëz që erdhën atë ditë me ata dy shoqërues shqiptarë, ata ofenduan gruan e tij dhe ata që shërbyen në mënyrë perfekte se atje ka edhe kameriere. Atë e fyen aq rëndë sa ai momentalisht humbi logjikën. Unë kam qenë në restorant. Tek ky incident që ka ndodhur nuk është mirë për asnjë familje shqiptare. Por e vërteta të dalë siç është. Ata u ngritën dhe i goditën brenda në lokal, i goditën gruan dhe i shanë gruan, nga grupi spanjoll dhe shqiptarët. Vet spanjolli i ka goditur gruan, për këtë që them mbaj përgjegjësi", shprehet i afërti i Mihal Kokëdhimës.

Recommended