RTV Ora - Sulmoi turistët spanjollë, shembet "Panorma" restoranti i Mihal Kokëdhimës
  • 5 years ago
#rtvora
Me vare, Inspektoriati i Ndërtimit zbarkoi mëngjesin e sotëm (21 gusht 2019) në Porto Palermo për të shembur restorantin "Panorma" në pronësi të Mihal Kokëdhimës, i cili 6 ditë më parë sulmoi disa turistë spanjollë.

Në ndihmë të tyre shkoi dhe policia. Sipas IKMT restoranti në një sipërfaqe prej 2 mijë metra katror në një nga zonat më të bukura bregdetare ishte i ndërtuar pa leje.

"Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin ?Panorma? në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë. Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit", thuhet në njoftimin e sotëm të IKMT.

Jo vetëm kaq, Kokëdhima kishte arritur të merrte në shfrytëzim dhe pjesën e plazhit.

Aksioni për prishjen e tij vijoi për disa orë dhe nuk u kundërshtua nga familjarët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sulmoi-turistet-spanjolle-ikmt-dhe-policia-prishin-restorantin-e-mihal-kokedhimes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended