Nasto: 20% e bizneseve kanë falimentuar, 120 mijë punonjës humbën vendet e punës

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Bizneset e vogla dhe të mesme janë ndër më të goditurat nga pandemia Covid-19.

I ftuar në emisionin ''Ditë e Re'' në ''RTV Ora'' me gazetarët Ariola Shehu dhe Arjon Muça, kreu i shoqatës së biznesit të vogë Albert Naso, tha se 20% e bizneseve kanë falimentuar dhe 120 mijë punonjës kanë mbetur të papunë.

Albert Nasto: ''Problemet janë të ndryshme. Në Shqipëri, 95% e bizneseve janë të vegjël dhe të mesëm, të cilat kanë të punësuar nga 1-4 punëtorë, dhe 5% është biznes i madh ku ka të punësuar mbi 200 punonjës. Me urdhër të qeverisë për shkak të Covid-19, mbyllën qepenat 91 mijë biznese, vetëm 6 mijë biznese u lejuan të punonin. Ne kemi thënë më parë që biznesi mund t'i rezistojë krizës vetëm rreth 20 ditë, tashmë kanë kaluar 3 muaj.


Prandaj tani shumë prej bizneseve jepen me qera. Ne i bëmë 11 kërkesa qeverisë shqiptare dhe u plotësua vetëm 1 kërkesë, shtyerja e bilanceve. Biznesi sot që po hapet, 20% e tyre janë të falimentuar. Flasim për mijëra vende pune. Janë 70 mijë që kanë dalë pa punë por ne si shoqatë shohim sipas nesh se janë rreth 120 mijë të papunë.''


Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/nasto-20-e-bizneseve-kane-falimentuar-120-mije-punonjes-humben-vendet-e-punes


Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/d7HoQT1oeTc

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended