Nis testimi për 544 punonjës socialë, Klosi: Kush s’ kalon testin, lë vendin e punës

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punonjësit socialë që punojnë në qëndrat rezidenciale janë testuar për nivelin e aftësisë.
Edhe pse kanë shërbyer për vite me radhë në institucionet e përkujdesjes sociale testi ka sjellë dhe pasiguri në shumicën prej tyre.
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ndoqi nga afër proçesin.
Ai paralajmëroi se punonjësit që nuk marrin vlerësim pozitiv do të lënë vendin e punës.
Klosi: ?Nëse testimi nuk del pozitiv, atëherë në bazë edhe të legjislacionit në fuqi, personeli që nuk kualifikohet mund të vazhdojë në sistemin tjetër, pra në atë të qytetarëve pa problematika, por në sistemin tonë ku kërkohet një shërbim më i specializuar, nuk mund të shërbejë dot?.
Rreth 544 punonjës socialë do të testohen nga data 2-9 tetor.
Pas testimit me shkrim do të jetë dhe një tjetër moment i vlerësimit, testimi me gojë që do të nisë javën e ardhshme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nis-testimi-per-544-punonjes-sociale-klosi-kush-s-kalon-testin-le-vendin-e-punes/

Recommended