Ora News - Arrestohen 18 punonjës dhe ish-punonjës të Kadastrës në Durrës
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 18 persona, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim mes tyre topografë, hartografë, juristë, specialistë dhe ish-drejtues për tjetërsim pronash.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i Policisë Vlorë Lorenc Shehu tha se në datën 23 tetor u ekzekuton masat e arrestit me burg për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës Durrës.

U tjetërsuan 68 mije metra katror tokë-Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal Nr. 531/2019, pas një hetimi proaktiv duke aplikuar metodat speciale të hetimit, si kryerje përgjimesh telefonike, filmime, përgjime ambientale dhe vëzhgime, rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej 68 000 m2, nga tokë shtetërore pa frut në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shperndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit.

Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha kohore të ndryshme nga vitit 2013 ? 2018, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara.

Gjatë operacionit nga Policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal. Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shoqerohen-17-punonjes-se-kadastres-ne-durres

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended