Report TV - Antikorrupsioni, Gjonaj: Shkarkohen nga detyra 5 punonjës të ALUIZNI-t Durrës
  • 6 years ago
TIRANË- Në konferencë për shtyp nga ambientet e kryeministrisë, ministrja e Drejësisë Etilda Gjonaj, ka njoftuar shkarkimin e pesë zyrtarëve nga detyra.

Bëhet fjalë për tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë nga Durrësi.

Gjithashtu përveç 5 shkarkimeve nga detyra ?Taks Forca? ka rekomanduar 26 masa disiplinore.

Në fund, ministrja Gjonaj kërkoi ndihmën e qytetarëve për denoncimin e korrupsionit në mënyrë që shkelësit e ligjit të përballen me të.

Do të ndëshkohën të gjithë ata që shfrytëzojnë punën në administratë. Qytetarët të dënoncojnë korrupsionin. Shkelësit e ligjit do të përballen me ligjin.

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë
Recommended