Report TV - Lëvizjet në administratë/ Dorëhiqen 229 punonjës, shkarkohen e ndëshkohen 567 të tjerë
  • 5 years ago
Largimet nga administrata publike janë rritur me 23.5% gjatë vitit 2018, ndërsa masat disiplinore ndaj punonjësve janë shtuar në masën 150.9% krahasuar me vitin 2017. Nga të dhënave të Departamentit të Administratës Publike, të siguruara nga Shqiptarja.com, rezulton se, gjatë vitit 2018 janë larguar gjithsej 568 punonjës nga administrata publike për arsye të ndryshme. Nga grupi i të larguarve, 229 nëpunës civilë kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa 38 janë shkarkuar për shkak të shkeljeve në detyrë dhe në kuadër të luftës kundër parazitëve dhe grabitqarëve në zyrat e shtetit. Gjithashtu, nga grupi i të larguarve, 112 punonjës kanë dalë në pension, 11 janë larguar për shkak të veprimit të ligjit të dekriminalizimit, ndërsa 178 për arsye të tjera, të paspecifikuara.

Sipas të dhënave, krahasuar me vitin 2017, në vitin 2018 dorëheqjet janë rritur me 19.9%, daljet në pension me 3.7%, shkarkimet janë rritur me 15.2% dhe largimet për arsye të tjera, të paspecifikuara, me 52.1%. Gjatë vitit 2018, janë marrë 228 masa disiplinore ndaj punonjësve të administratës publike, pa përfshirë 38 masa me largim nga puna, të cilat janë përfshirë në numrin e përgjithshëm të largimeve nga administrata. 34 punonjës janë ndëshkuar me mbajtjen 1/3 së pagës për një periudhë deri në 6 muaj, 96 punonjës me pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë deri në dy vjet dhe 98 me vërejtje. Krahasuar me vitin 2017, gjatë vitit 2018, janë rritur me 15.2% rastet e masës disiplinore ?Largim nga shërbimi civil?, janë rritur me 112,5% rastet e masës disiplinore ?Mbajtje deri në 1/3 e pagës për një periudhë deri në 6 muaj?, janë rritur me 159.5% rastet e masës disiplinore ?Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë deri në dy vjet përfshirë rritjen në shkallën e pagës? si dhe janë rritur me 390 % rastet e masës disiplinore ?Vërejtje?.
Recommended