Ora News - KQZ kërkon 337 punonjës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ndarja e anëtarëve të komisioneve zonale dhe të qendrave të votimit do të jetë sfida e rradhës mes mazhorancës dhe opozitës.

KQZ ka përgatitur strukturën e pagave të anëtarëve, pas miratimit të së cilës u takon katër partive të bëjnë propozimin për anëtarët. T drejtën do ta kenë PS dhe PD, partitë e dyta në të dy kampet politike, por me kusht që të kenë grup parlamentar. Prej së majtës vetëm PS plotëson këtë kusht, ndërsa te e djathta janë PD, LSI dhe PR.

Burimet kanë bërë të ditur se shpërblimi për angazhimin në administrimin e votimeve të 30 qershorit do të jetë i njëjtë si një vit më parë. Kryetarët dhe zv.kryetarët do të shpërblehen me 65.000 lekë, për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-ve paga shkon në 60.000 lekë. Kryetarët e KQV-ve do të shpërblehen në vlerën 4.000 lekë, ndërsa sekretarët e KQV-ve me 3.500 lekë. Anëtarët e Grupit të Numërimit të Votave propozohet të marrin nga 6.000 lekë. megjithatë vendimi konkret do të merret ditën e mërkurë kur dhe parashikohet mbledhja e KQZ.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kqz-kerkon-337-punonjes

Recommended