RTV Ora - Greqi/ Arrestohet 26-vjeçari shqiptar, punonjës i aeroportit të Mykonos
  • 5 years ago
#rtvora

Një 26-vjeçar shqiptar, punonjës i aeroportit të Mykonos u arrestua nga policia greke, pasi iu zbulua se trafikonte një lloj lënde narkotike të rrallë të quajtur ?GBL?.

Policia e Aeroportit të Mykonos, sikurse raportojnë mediet greke shprehet se lënda narkotike e sekuestruar shkakton çrregullime mendore.

Shtetasit shqiptar të njohur me pseudonimin ?Aleksandri shqiptar? iu gjet rreth një litër lëndë narkotike ?GBL?.

Eksperte të luftës kundër narkotikeve,thonë se GBL, konsiderohet si një ndër lëndët më me shume efekte negative për përdoruesit, pasi siç thonë, janë konstatuar një numër i madh i abuzimeve seksuale dhe përdhunimeve, të kryera prej përdorimit të kësaj droge.

Viktimave iu hidhet pa dijeninë e tyre në pije një sasi e kësaj droge dhe në vazhdim janë denoncuar dhjetëra abuzime dhe përdhunime, të cilat kohët e fundit janë raportuar në këtë ishull, duke dëmtuar famën e ishullit, por edhe duke dëmtuar arkat e shoqërive të sigurimit, për post dëmit psikologjik të pa riparueshëm që iu bëhet viktimave të këtyre abuzimeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/greqi-arrestohet-26-vjecari-shqiptar-punonjes-i-aeroportit-te-mykonos

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended