Ora News - Basha: Turizmi në ditën më të keqe, 100 mijë punonjës rrezikojnë punën
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Kryetari i Partisë Demokratike, kërkon masa dhe ndihme të menjëhershme dhe konkrete për sektorin e turizmit. Në një postim në facebook kryetari i opozitës thotë se si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pambajtura për t?i ardhur në ndihmë, këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe.

Turizmi një nga sektorët kryesorë të ekonomisë, është më i godituri nga kriza ekonomike.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, thotë se 100 mijë punonjës në këtë sektor dhe mbi 200 mijë të tjerë të lidhur me të, rrezikojnë punën dhe mbijetesën e tyre dhe të familjeve.

?Si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pambajtura për t?i ardhur në ndihmë, këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe.?

Lulzim Basha, thotë se një qeveri e përgjegjshme duhet të subvenciononte konsumin e qytetarëve dhe të injektonte para përmes masave konkrete mbështetëse.

?Shqiptarët, por edhe bizneset turistike kanë nevojë për masa dhe ndihmë konkrete që të kenë mundësi të çojnë fëmijët në plazhe apo male, dhe që biznesi i turizmit të funksionojë. Industria turistike nuk mund të ecë përpara me video propagande të plazheve që sot janë thuajse të boshatisur. Premtimet boshe mbeten vetëm fjalë dhe propagandë nga e cila nuk përfiton askush.?

Partia Demokratike, thotë Lulzim Basha, po punon me ekspertët më të mirë për një plan ekonomik që do t?i vijë në ndihmë turizmit dhe gjithë ekonomisë ndërsa thotë se do t?i jepet fund favorizimeve fiskale për 5 individë, ndërkohë që mbi 95% e operatorëve të tregut rrezikojnë falimentimin.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/basha-turizmi-ne-diten-me-te-keqe-100-mije-punonjes-rrezikojne-punen/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended